E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Publikohen rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për Gjuhën e Huaj, Kushi: Kalueshmëria ka qenë 96%!

Gjuha e huaj duket se vijon të përbëjë përparësi për maturantët në të gjithë Shqipërinë. Kjo duket edhe në rezultatet e arritura prej tyre në Provimet e Maturës Shtetërore, rezultatet e të cilave u bënë publike nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social Facebook.

Sipas Kushit, për provimin e Gjuhës së Huaj kalueshmëria ka qenë 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”- shkruan Kushi.

Rtsh.al publikon linkun, ku të gjithë maturantët mund të gjejnë rezultatet:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2023/d3/D3_rezultate.pdf

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›