E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Shendetesise inspekton kompleksin kirurgji-obsterik- gjinekologji ne Elbasan

Kompleksi i ri kirurgji-obstetrik gjinekologji është gati për t’i shërbyer 450.000 banorëve të qarkut të Elbasan. Tashme kur puna eshte ne fazen e instalimit te aparaturave ky kompleks i ri spitalor eshte inspektuar nga Ministri i Shendetesise Halim Kosova.

Ndertimi i ketij kompleksi spitalor eshte bere i mundur nga nje financim i BE prej 3 milione euro si edhe 50 milione lekë nga buxheti i shtetit shqiptar.

Ministri Halim Kosova vizitoi edhe mjeket dhe infermieret e helmuar pak dite me pare, te shtruar në pavionin infektiv. Ai u shpreh se ky rast është një fakt që tregon se sa rëndësi duhet t’u kushtohet atyre cfare konsumojme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›