Mbaron afati, rreth 400 mijë afganë rrezikojnë “fshesën” pakistaneze

Rreth 400 mijë refugjatë afganë të paregjistruar përballen me dëbim të mundshëm nga Pakistani, pasi afati i fundit për t`u regjistruar kalon të shtunën. Në Pakistan gjenden 1.7 milionë refugjatë afganë.
Zyrtarët pakistanezë thanë se ata nuk mund të bartin edhe më tej barrën e 400 mijë afganëve që nuk janë të regjistruar, të cilët ndodhen kryesisht në provincën veri-perëndimore të Kiber Pasktunkvas.
Autoritetet thanë se kanë hartuar një listë me afganët e paligjshëm, dhe pas 30 qershorit do t`i arrestojnë ata për një paraqitje në gjykatë dhe pastaj deportim në vendin e tyre.