Qeveria e re e Beograd, Ivanoviç: Të mbajë premtimet për Kosovën

Kreu i Këshillit Kombëtar Serb, Millan Ivanoviç thotë se pret nga qeveria e re në Beograd që të përmbushë premtimet për Kosovën.
Komentet e tij vijnë nëj ditë pasi që kryesocialsiti Ivica Daçiç u caktua nga presidenti i ri, Tomisllav Nikolliç për mandatar të qeverisë së re serbe. Edhe Daçiç edhe Nikolliç njihen për retorikën e tyre të ashpër ndaj Kosovës, derisa gjatë fushatës parazgjedhore kanë përsëritur se “Kosova është tokë serbe”.
Një ditë më parë, Daçiç premtoi kthimin e forcave të sigrusië së Serbisë në KosoVë.
Millan Ivanoviç, duke përmendur incidentet gjatë Vidovdanit, ka thënë se pret që qeveria e re në Beograd të mbrojë popullin në Kosovë, dhe të përmbushë premtimet parazgjedhore.
Ai ka theksuar se në zgjidhjen e problemeve të serbëve në Kosovë “duhet përfshirë të gjithë partitë politike, por edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, dhe se bisedimet duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën dhe rezolutën 12 44, derisa siguria e serbëve në Kosovë duhet të jetë jetë prioritet”.
Ivanoviç thotë se pret që të hetohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Prishtinën gjatë dialogut të zhvilluar në Bruksel.