Mbaron denimin atentatori i Noyzit

Gjykata urdheroi lirimin e Jetnis Dollapajt pasi sipas saj ai kishte perfunduar masen e denimit
Dollapaj u arrestua me 23 maj pak para nisjes se nje festivali muzikor ne Pallatin e Kongreseve
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet vendosi lirimin Jetnis Dollapaj i njohur edhe si fans i grupit muzikor T.B.A Butuesi me drejtues Arkimed Lushaj me pseudonimin muzikor Stresi. Dollapaj eshte denuar per shkak te nje konflikti me arme mes pjesetareve dhe fansave te grupit TBA me fansat dhe pjesetare te grupit muzikor OTR.
Ai u lirua pas perfundimit te mases se denimit te dhene nga togat e zeza prej 10 muajve burg per ngjarjen e ndodhur perpara Pallatit te Kongreseve kur ai qelloi me arme ne drejtim te pjesetareve te grupit muzikor OTR. Kjo mase denimi ndaj Dollapajt sipas vendimit te shuarjes se mases se sigurise eshte dhene me 6 tetor 2010 kur 24- vjecari u denua ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 10 muaj burg.
Ai akuzohej per kanosje prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake e prishjes se qetesise publike. Bashke me Dollapajn po ate dite u denua me 180 mije leke te reja gjobe edhe Ermal Gjici i njohur si perkrahes i grupit muzikor O.T.R. i drejtuar nga Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy.
Ai u denua per prodhim e mbajtje pa leje te armeve te ftohta. Shuarja e mases se sigurimit personal Arrest ne burg te caktuar ndaj te pandehurit Jetnis Dollapaj u be me vendimin nr. 524 Aktit te dates 26 maj 2010 te Gjykates se Tiranes.
Urdherohet lirimi i menjehershem i kerkuesit Jetnis Dollapaj ne qofte se nuk rezulton i ndaluar ose arrestuar per ndonje veper tjeter penale nese ndaj tij nuk zbatohet ndonje mase tjeter sigurimi ose nuk ekzekutohet ndonje vendim tjeter penal i formes se prere-thuhet ne dispozitivin e vendimit te lirimit te 24- vjecarit Dollapaj te firmosur nga gjyqtarja Antonela Prendi me nr. 1715. Sipas vendimit lirimi i Dollapajt ka ardhur pasi ka vuajtur rreth 310 dite paraburgim qe korrespondon me 10 muajt e denimit te tij me burg.
Shkak per denimin e Dollapajt sipas vendimit te gjykates ka ardhur pas konfliktit te dates 23 maj 2010 mes dy grupeve muzikore te rinjsh O.T.R. dhe T.B.A Butuesi ku drejtuesit anetaret dhe fansat e secilit grup ne menyre te vazhdueshme jane ofenduar share dhe konfrontuar fizikisht me njeri-tjetrin per me shume se nje vit.
10 muaj burg ka vuajtur sipas perllogaritejeve te gjykates Jetnis Dollapaj i lene i lire prej saj pas te shtenave me arme zjarri perpara Pallatit te Kongreseve para zhvillimit te nje koncerti muzikor te nje kompanie private.
Jetnis Dollapaj i lene i lire nga gjykata e Tiranes pas perfundimit te mases se denimit te dhene per te ishte denuar per tri akuza ate te kanosjes prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe prishjes se qetesise publike
Bashke me Dollapajn eshte denuar me 180 mije leke te reja gjobe edhe Ermal Gjici i njohur si fans i grupit muzikor O.T.R. i drejtuar nga Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy ndersa akuzohej per prodhim e mbajtje pa leje te armeve te ftohta
Perpara atentatit Noyzi e Stresi u rrahen me grushte
Perpara ngjarjes se dates 23 maj 2010 ne daten 28 prill 2010 disa shtetas te cilet jane te lidhur me grupin muzikor O.T.R. dhe drejtuesin e tij Rigels Rajku goditen me mjete te mprehta shtetasin Denis Dollapajn. Ai mori demtime te renda dhe plage ne trup per te cilat u shtrua ne spital per nje kohe te gjate.
Nje dite para ngjarjes per te cilen u denua Jetnis Dollapaj dhe Gjici me 22 maj 2010 eshte goditur me grushte drejtuesi i grupit muzikor T.B.A Butuesi Arkimed Lushaj. Si autor i goditjes eshte Rigels Rajku dhe nje person tjeter me inicialet D.Xh.
Nje dite me pas me 23 maj ora 1940 ne vendin e quajtur Bulevardi Deshmoret e Kombit perballe Pallatit te Kongreseve i pandehuri Jetnis Dollapaj pasi ka dale nga nje automjet tip Fuoristrade me targa angleze qelloi me nje arme zjarri automatike ne nje largesi prej 10-15 metrash me qellim kanosjen per vrasje te shtetasve F.M. K.. R.C. te cilet po qendronin ne kembe prane nje automjeti me targa DR 1966 F ne pronesi te shtetasit B.R. por perdorej dhe nga djali i tij R.Rajku. Nga te shtenat e armes nuk u vra apo u lendua njeri si dhe nuk eshte demtuar as automjeti prane te cilit ndodheshin te rinjte.
Me pas Dollapaj tentoi te largohej por eshte rrezuar dhe me pas policia nderhyri duke arrestuar autorin e tentatives. Nderkaq me pare konfliktet dhe perplasjet mes paleve jane zhvilluar edhe ne forumet e grupeve perkatese ne rrjetin facebook ku palet shanin dhe fyenin rivalet.