E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 300 kg hashash ne kerkim anetaret e rrjetit te droges

GJIROKASTR/ Ka perfunduar ne pranga shoferi i automjetit ndersa policia deklaroi se po kerkon bashkepunetoret


GJIROKASTR- 300 kilograme hashash jane sekuestruar nga policia e Gjirokastres oret e para te se dieles ne operacionin e koduar Rrebeshi.


Droga kishte si vend te origjines fshatin Lazarat dhe do te transportohej per ne qytetin e Sarandes ndersa ne pranga eshte vendosur drejtuesi i automjetit. Policia deklaron se ne kete rrjet trafiku jane te perfshire edhe persona te tjere per ndalimin e te cileve po punohet.


Informacionet e marra ne rruge operative nga specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane bere te njohur kete rast trafiku kohen dhe drejtimin e levizjes se droges.


Nisur nga keto informacione mbremjen e se shtunes jane ngritur postblloqe policore ne aksin kombetar Kordhoce- Jorgucat. Rreth ores 2120 ne aksin rrugor nacional Gjirokaster- Sarande mbi uren e fshatit Dervician eshte konstatuar automjeti qe dyshohej se po transportonte lenden narkotike.


Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve kane bllokuar rrugen per te ndaluar automjetin por drejtuesi i tij porsa ka pare policine ska ndaluar por ka shtuar shpejtesine edhe me shume dhe ka tentuar te godase edhe automjetin e sherbimeve te policise duke vene ne rrezik jeten e punonjesve te policise.


Agjentet dhe specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve menjehere i jane vene ne ndjekje dhe pas pak minutash automjeti si pasoje e shpejtesise se madhe dhe motit shume te keq ka dale nga rruga dhe ka rene ne kanal ne vendin e quajtur kryqezimi i fshatit Dervician ndersa drejtuesi i automjetit eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise dhe nuk ka pesuar lendime nga dalja nga rruga.


Ne vendngjarje ka mberritur edhe grupi hetimor i cili ka konstatuar se automjeti i dale nga rruga ishte fuoristrada pa targa- thuhet ne komunikaten zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster per kete ngjarje.


Mesohet se droga ka qene e vendosur ne pjesen e pasme te automjetit ku ishin hequr sediljet e ndare ne 285 pako me peshe nje kilograme secila dhe 3 pako me peshe 5 kilograme secila me paketim te ndryshem dhe me emertime ku ishin perdorur shkronja dhe numra mbi paketim gjithsej 300 kilograme.


Policia nuk ka bere te ditur gjeneralitetet e te ndaluarit dhe deklaron se eshte duke u punuar per ndalimin e personave te tjere te perfshire ne kete trafik si dhe per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›