E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbaron fushata, Dollapi jep urdhër për ndërprerje masive të energjisë

cez-shperndarje-noa.al_Si për të reaguar ndaj humbjes së thellë në zgjedhjet e ditës së diel, kreu i CEZ, Sahit Dollapi është kujtuar se është kompani private, dhe në emër të CEZ Shpërndarje ka filluar ndërprerje masive të energjisë elektrike edhe për ata që nuk janë debitorë duke servirur kamata të dhjetëfishuara.

Burime nga CEZ thanë për gazetën Dita se ndërprerjet janë bërë me urdhër të Dollapit, në kundërshtim me parashikimet e kontratës së furnizimit të miratuar prej ERE-s për njoftimin 48 orë në avancë.

Për më tepër, klientët nuk janë të informuar se për çfarë faturash janë llogaritur këto kamata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›