Dritan Dajti: Sajmir Duçkollarin e vrau një oficer pas shpine
Ashtu siç kishte deklaruar disa ditë më parë, Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë, ka nisur të dëshmojë për atë që e quan të vërtetën e fshehur të kësaj ngjarje të rëndë.
Dajti tha se polici Sajmir Duçkollari është vrarë nga një koleg i tij pas shpine. Sipas Dajtit, është qëlluar me kallashnikov dhe plumbi e ka marrë në shpinë oficerin e policisë duke i përshkuar më pas zemrën. Sipas Dajtit, oficeri i policisë që ka qëlluar mbi Duçkollarin është Flamur Gashi./ep