Mbase një libër i ri si 'Rrëfenja me ndërkombëtarë'...
TIRANE-Sukseset letrare dhe jeta e re, tanimë larg Parisit... Ylljet Aliçka, ish-ambasadori ynë në Francë, rrëfen kohën që po i dedikon tashmë letërsisë. Projektet në letërsi e kinematografi, na sjellin në vëmendje edhe bujën e zhurmën e madhe që pat shkaktuar romani i tij "Rrëfenja me ndërkombëtarë". Për këtë pjesë, Aliçka pranon se mund të ketë një vëllim të dytë të tij. Libri në fjalë, qe pritur mirë nga kritika, por jo dhe aq nga ata të cilëve iu adresohej, burokratëve ndërkombëtarë në Shqipëri. I cilësuar si "një libër që blasfemon arrogancën elitare" të një pjese të opinionit ndërkombëtar, pikërisht për këtë arsye ai qe vlerësuar për dhënien e frymës kritike ndaj kulturës së nënshtrimit. Një vëllim i dytë i tij, do të jetë mjaft i mirëpritur...
Po merreni me një projekt të Komunitetit Evropian që të ka përzgjedhur ndër 10 shkrimtarë bashkëkohore të spikatur sot në Europë për t'ju promovuar në aktivitete të ndryshme kulturore që do të zhvillohen në 3 vitet e ardhshme. Na flisni pak për këtë projekt?
Veç aspektit argëtues, pra të bredhësh në harkun e këtyre tri vjetëve në mbi 12 qytete europiane, të cilat i janë atashuar këtij projekti për t'u cilësuar si "Kryeqyteti europian i letërsisë", projekti ka rëndësinë e tij në fushën e promovimit, të publicitetit, shkurt të reklamës të emrit si shkrimtar jashtë vendit, aq e nevojshme në krijimtarinë letrare të çdo autori nga një vend i vogël.
Pra fjala është për një projekt joshës, diçka e ngjashme me trenin e famshëm ku morën pjesë tre shkrimtarë shqiptarë, Kongoli, Bashkim Shehu dhe Mustafaj.
Ju sapo botuat në esperanto "Parullat me gurë"; pse u përzgjodh ky libër nga botuesi?
"Parullat" është një libër që pëlqehet si brenda dhe jashtë vendit, është përkthyer në disa gjuhë, është bërë film dhe është vepra ime e parë letrare… Akademia Botërore e Esperantos do jetë ndikuar nga pritja e mirë që iu bë këtij libri në Poloni, përkthyer nga Dorota Horodyskaja. Më pas është puna fisnike e polakut Tomasz Chmielik dhe esperantistit shqiptar Bardhyl Mezini, që po përpiqen të bëjnë të njohur në këtë gjuhë disa shkrimtarë shqiptarë. Para dy vitesh, doli romani "Lëkura e Qenit" e Fatos Kongolit, që pati një jehonë të mirë, dhe vëllimi me poezi i Luljeta Lleshanakut. Janë gati për botim dy libra të Kadaresë, "Funerali i Pafund" i Visar Zhitit dhe romani "I Humburi" i Fatos Kongolit.
Si shpjegohet suksesi i tij në polonisht? Kam parasysh këtu dhe një shkrim të gjatë nga zv.kryeredaktorja e gazetës së madhe "Gazeta Wyborcza", Milada Jedrysik, me titullin "Nën penën e Aliçkës mund të ndodhë gjithçka".
Në krahasim me vende të tjera, unë në Poloni jam pritur mirë, madje shumë mirë, si nga media qendrore, ashtu dhe në revista të specializuara, nga analistë të njohur (Milada Jedrysik, Michail Tabacznyk, Katarzyna Bienkowska, Angej Stasiuk, J.S., Przekroj). Universiteti "Jangiellonski" në Krakow e ka përfshirë librin tim në listën e librave të detyruar për studentët e letërsisë së këtij universiteti, (krahas dy librave të shkrimtarit Ismail Kadare). Dhe së fundi, nga Polonia ruaj si dhuratë të çmuar një letër që më ka dërguar para vdekjes shkrimtari dhe publicisti i njohur Richzard Kapucinskij, me një vlerësim mjaft përkëdhelës për librin.
Por meqenëse jemi te Polonia, më vjen të kujtoj se si nganjëherë rrethanat apo rastësitë të hapin një portë që vazhdon të zgjerohet vazhdimisht, pra atë moment kur një miku im, përkthyesi i talentuar Astrit Beqiri, i dhuron krejt spontanisht përkthyeses Horodyskaja librin tim në shqip "Parullat me gurë" dhe Dorota, pasi e lexoi, e përktheu dhe e propozoi për botim... Këtë gjë ka bërë ajo edhe me Kadarenë, Kongolin, Lleshanakun, Lubonjën… I rendita këta emra, për t'i shprehur mirënjohje Dorotës për rolin e paçmuar që po i bën njohjes së letërsisë shqipe në Poloni.
Pse duhet një shkrimtar të bëhet entuziast se u përkthye në gjuhën esperanto? Është një gjuhë që synon të bëhet gjuha e pesë kontinenteve, por a ka shpresë? Si e percepton të ardhmen e saj?
Krijuesit e njohin mirë kënaqësinë që të sjell botimi i librave të tu në çfarëdo gjuhe tjetër. Botimi në këtë gjuhë m'u duk ekzotik, për hir të së vërtetës, pa ndonjë ndikim të ndjeshëm në mozaikun ndërkombëtar, por gjithsesi që shpalos hapësira të rastësishme, për t'u botuar më pas në gjuhë e vende ku janë shtrirë degët e esperantistëve sot në botë.
Personalisht nuk është se kam ndonjë njohuri të gjerë për këtë gjuhë, di aq sa mund të dijë çdokush në Shqipëri, si një gjuhë që ka pasur ambicien për të qenë gjuhë e komunikimit ndërkombëtar. I motivuar nga përkthimi i "Parullave" në esperanto, u thellova më tej dhe shoh që ka një rrjet të fuqishëm botëror, me degë në mbi 60 vende të botës, dhe një si rilançim për të akaparuar kohën e humbur…
Si e ka rrugëtimin "Valsi i lumturisë", - romani juaj i fundit? Kur u botua, ju shërbenit në Paris si ambasador dhe kjo nuk i dha dorë publicitetit të këtij romani. A ka zgjuar interes te botues të huaj dhe te kush?
Jo, nuk është se s'ka pasur vëmendje, fundja aq sa mund të zgjojë një libër i ri në Shqipëri. Librit i janë dedikuar disa artikuj apo analiza profesionale. Si libër të fundit e kam për zemër, e kam bërë skenar, dhe nëse do realizohet filmi, mendoj se do ndikojë në rritjen e interesimit, si brenda, edhe jashtë vendit. Jashtë, libri është futur në kalendarin e botuesit italian "Guaraldi", me përkthim të Giovanna Nancit, si dhe po përkthehet në frëngjisht nga Patrick Chrismant.
Ju keni qenë kandidat për çmimin letrar 'Balkanika', madje një ndër dy kandidatët që mund ta kishit marrë këtë çmim. Si e ke ndierë veten?
I lumtur që përfaqësova Shqipërinë, dhe kjo lumturi do më mjaftonte nëse libri nuk do i ishte afruar kaq shumë çmimit në finale, por që në realitet humba nga një juri vërtet objektive. Duket m'u rrit oreksi duke ngrënë, si puna e kombëtares sonë në futboll e cila po zhgënjehet më trishtueshëm vetëm pasi iu afrua shumë ëndrrës së kualifikimit.
A do të keni një roman tjetër të ngjashëm me "Rrëfimet me ndërkombëtarë"?
Ndoshta, por me një tjetër target…
Do jeni tani e tutje larg diplomacisë?
Nuk e di, ashtu po duket, por gjithsesi aktualisht prioritare për mua është sigurimi i një vendi pune.
A ju ka dhënë jeta diplomatike tema të mprehta për letërsi?
Them se po, madje unë kam botuar disa tregime me këtë temë në vëllimin "Koha e puthjeve".
Cila është marrëdhënia juaj me politikën? Sa herë jeni marrë me të?
E ndjek politikën, herë me arsye, herë me emocion, përpiqem të kuptoj ngjarje apo platforma politike që kanë lidhje me jetën e familjes sime, si dhe me interesin e përgjithshëm.
Sa jam angazhuar? Për hir të së vërtetës nuk është se më kanë pyetur shumë në këtë drejtim. Por pa modesti them se nuk kam prirje apo karizmën e nevojshme për të qenë aktiv në politikë.
Cila do jetë puna juaj tani e tutje?
Për momentin nuk e di.
Ku e ndjen veten më mirë, në prozën e shkurtër apo të gjatë?
Tek proza e shkurtër.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)