E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrijne ndihmat e para nga Italia

Shkoder 6 dhjetor NOA - Nje karvan i perbere prej 5 maunesh te cilat permbanin 25 ton mallra ushqimore 5 ton veshje dhe pajisje kunder shiut si edhe 4 ton produkte per higjenen vetjake kane mberritur mengjesin e sotem ne forme ndihme nga pala italiane.

Sic konfirmohet per agjencine e Lajmeve NOA nga policia e Portit te Durresit keto ndihma kane mberritur prej andej si pergjigje e kerkeses per ndihme qe iu be autoriteteve italiane nga ato shqiptare mbi perballimin e emergjences ne qarkun e Shkodres.

Ndihmat nderkaq mesohet se do te marrin rrugen e tyre drejt Shkodres per tu shperndare atje.

Nga ana e saj ambasada italiane ka bere me dije se keto jane vetem ndihmat e para.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›