A besojne politikanet ne ate qe e thone

Ma ha mendja se ekziston nje kompromis i
pergjithshem ne mendjet shqiptare se fjalimet e shumta qe degjojme keto dite
se keto vardisje politike qe shohim keto dite se keto dokrra qe degjojme tani
se keto improvizime politike qe behen pa pra perfundojne ne thesin e shqyer te
Baba Dimrit menjehere para Krishtlindjeve.
Politikanet vete nuk besojne kurre ne ate cka ata thone prandaj befasohen atehere kur tjeret besojne ne ate cka ata thone - thoshte gjenerali dhe politikani i mencur francezi Charles de Gaulle.
Nese ky francez me nam i cili jetoi dhe veproi ne kohen e Luftes se Dyte boterore dhe pas saj mendonte keshtu ne nje kontekst kulturor substancial ku tradita filozofike dhe mendimi kritik qysh heret kishte ngulitur rrenje atehere shtrohet doemos pyetja si do te tingellonte kjo reference ne kontekstin kosovar
Ma ha mendja se ekziston nje kompromis i pergjithshem ne mendjet shqiptare se fjalimet e shumta qe degjojme keto dite se keto vardisje politike qe shohim keto dite se keto dokrra qe degjojme tani se keto improvizime politike qe behen pa pra perfundojne ne thesin e shqyer te Baba Dimrit menjehere para Krishtlindjeve.
Pikerisht atehere kur do te duhej me ndodh e kunderta. Me 13 dhjetor qytetari yne sfilitet me jeten e tij te rendomte. Pa rruge normale. Pa qeveri te shendoshe dhe ne interes te ideve te pergjithshme e te mirave te pergjithshme. Pa perspektive te qarte e izoluar pa rryme dhe uje te bollshem pa perkujdesje shendetesore te sigurt pa pune dhe pa perspektive stabile. Dhe me nje klase politike grindavece dhe super luksoze.
Shteti i Kosoves ende i pakonsoliduar nuk ka nevoje per nje politike te tille dhe per deputet mendjengushte.
A ka shanse mos me ndodh kjo Dhe a kane partite tona njerez te afte me i vesh me pushtet Edhe pse larg ideales sigurisht se po. Mirepo qe te ndodh kjo duhet qytetari i Kosoves mos me besua ne imazhe te rreme ne figura qe luksin e fjaleve ngashenjyese i kane te ruajtur enkas per fushata dhe me to dalldisin popullin e vuajtur qe pret vetem pret.
Mos me qene nihilist kjo qe e thame assesi nuk nenkupton me refuzua instrumentin esencial te demokracise daljen ne votime. Perkundrazi kjo duhet ti motivoje njerezit e mire sidomos ata qe vazhdojne te rezistojne ne heshtje ndaj ketyre te keqijave qe na kane kapluar me dite me zgjedh pa inercion duke e flakur mentalitetin e farefisnise dhe sajesat e paqendrueshme qe politiken e bejne qofte ne emer te ketij e qofte ne emer te atij.
Megjithe faktin se keto zgjedhje Kosoves i erdhen ne kohen me te pavolitshme ne fakt per here te pare pas luftes qysh kur Kosova praktikon jeten e lire plurale brenda subjekteve politike te reja dhe te vjetra ka disa solucione te mira. Assesi ideale. Mirepo se paku shpresedhenes.
Ti kthehemi edhe njehere mendimit te lartpermendur. Nese ky mendim gjente shprehej ne nje vend me tradite te konsoliduar sic eshte Franca aty ku kishin lindur e ishin zhvilluar shume rryma filozofike dhe politike perendimore atehere cfare duhet te mendoj njeriu yne ne kontekstin shqiptar A duhet ai te jete i verber dhe te mos kerkoj me shume se fjalime te lodhshme nga nje politike qe deri me tani eshte treguar krejtesisht e paafte me ndertuar shtet funksional shtet per te gjithe shtet per te mirat e perbashketa. Per nje sere arsyesh te cilat nuk kishin me perfunduar edhe me dhjetera shkrime jo. Populli i Kosoves me shume se kurre duhet me tregua zgjuarsi dhe me qene i vetedijshem se cfare po zgjedh kend po e zgjedh dhe pse po e zgjedh. Qytetari i Kosoves duhet me i largue idete e marra e imagjinatave se po fitoj X partia Kosova brenda ditesh po na u rritka per disa perqind ekonomikisht papunesia po na u zvogeloka automatikisht etj. Populli i Kosoves duhet me harrua se ne Europe hyhet me ata qe s i perqafojne dhe duan idete europiane vlerat dhe parimet evropiane demokracine evropiane esencialisht. Populli i Kosoves duhet me i refuzuar ofertat te cilat duan qe Kosova te behet prone e ndonje partie per ambicie te vockla biznesi apo cka do tjeter.
Populli i Kosoves duhet me dite se te mirat e perbashketa nuk munden me i realizuar ata qe mendojne se pushtetin ne Kosove duhet ta kete X rajoni apo Y klani gjera keto te cilat jane te mireditura te ne. Populli i Kosoves duhet me dite me zgjedh ata qe interesin e pergjithshem shtetformues munden me vu pa hipoteka para atij individual. E te tille ka.
Ne te vertete ne kete amulli politike qe ka perfshire Kosoven shpjegimet politike jane te zorshme.
shte nje kohe kur ngarendjet pas politikes kane verbuar edhe kokat me racionale e me gjakftohta. shte nje kohe kur i gjithe populli eshte fut ne korin e politikes nderkaq degjues ka pak shume pak madje tmerresisht pak. Prandaj qytetari ai i cili e ka pushtetin ne dore te tij dhe me te e vesh dike duhet me dite qartesisht dhe pa hamendje kend po e vesh me pushtet dhe pse po e vesh
Logjika te thote se referenca e permendur ne fillim te ketij teksti mundet me na sherbyer si nje driterrefyese per gjithe ata qe kane votuar apo votojne me inercion te prirur nga idete e ngushta rajonale farefisnore e cfaredo tjera. uditerisht kesaj here ne jeten politike ekziston nje shans me i mire me zgjedh. Se paku ne siperfaqe duken ca lule te cilat nese do te mbaje nje diell i mire dhe do te kete vullnet qytetar ne pranveren e ardhshme mund te shperndajne shenjat e nje arome me te mire per vendin tone. Qytetari i Kosoves ka nevoje me besue ne kete.
Prandaj ne kete vlug te mjegullt politik kur dikush bene rritjen ekonomike te Kosoves si neper lotari dikush e inkuadron Kosoven ne perendim brenda nates ndersa kur dikush bene reforma me figura te pareformuara qytetarit si mbetet tjeter perpos te zgjedh brenda ketij konglomerati njerezish ata me te aftet me te mencurit ata qe e dine cfare eshte shteti dhe si behet shteti.
Shkrim
i derguar nga autori