E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrijnë në Kosovë forcat e armatosura austriake

PRISHTINË- Ka mbërritur sot në Kosovë, të parat forca austriake shteseë të kërkuara nga misioni i NATO-s. Bëhet fjalë për batalionin e parë të forcave operative austriake, nga 150 trupa që Austria do të dërgojë deri në 1 maj me qëllim për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe paqes, vecanërisht në veri të Kosovës para dhe pas mbajtjes se zgjedhjeve në Serbi. 

Ministri austriak i Mbrojtjes, Norbert Darabos, ka deklaruar se ushtarët do të qëndrojnë të paktën katër javë në Kosovë. Ndërkohë, komanda e KFOR-it njoftoi dje 70 ushtarë të Batalionit të II-të të forcave operative gjermane, kanë arritur në Kosovë. Pjesa tjetër do të mberrije deri të hënën.
(news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›