Londër, mori peng 4 persona, arrestohet 50-vjecari
LONDËR- Është arrestuar personi që mori peng 4 persona në qendër të Londrës. Lajmi raportohet nga Skynews, i cili citon burime të policisë. Kjo e fundit me ndihmën e qenve anti eksploziv po inspekton tashmë ndërtesën, ndërsa pengmarrësi është dërguar në një rajon policie ku dhe do të merret në pyetje. Në ndërtesën ku ndodhi pengmarrja ndodhen dhe zyrat e nje kompanie autoshkolle për shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Pengmarrësi sipas informacioneve të para quhet Michael Green, 50-vjeç dhe duket se ishte i inatosur pasi nuk i është dhënë patenta për drejtimin e kamionit. Qindra njerëz bashkë me personelin e websajtit "Huffington Post" që ndodhet në të njëjtin pallat u evakuan menjëherë.
(el.me/news24/BalkanWeb)