E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin çudia ruse, asnjë femër në stadium!

Shën Pietërburg - Drejtuesit e klubit të Zenitit kanë marrë një masë të “paparë” në historinë e futbollit modern. Asnjë femër nuk do të lejohet të hyjë në stadium për të parë ndeshjet e kësaj skuadre. Ky vendim i çuditshëm merret për të parandaluar humbjen e vëmendjes së meshkujve gjatë kohës që zhvillohen takimet.

Vendimi ka shokuar mjaft femra, të cilat ndjekin rregullisht skuadrën e Zenitit në stadium. Ruslan Drjuma, zëdhënës i klubit të Zenitit, deklaron se vendimi i marrë nuk ka të bëjë aspak me diskriminimin ndaj gjinisë femërore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›