E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kërkon të “mbysë” Espanjolin “e mbytur”

Barcelonë - Reali i Madridit do të ketë një tjetër përballje të vështirë këtë javë kundër Espanjolit. Këta të fundit vijnë pas fitores së madhe në derbin e Katalunjës me Barcelonën javën e shkuar. Ndërsa, Reali shkatërroi në javën e fundit Betisin me rezultatin tenistik 6-1.

Madrilenët e kanë ngushtuar ndjeshëm diferencën me Barcelonën udhëheqëse, nga 12 në 7 pikë vetëm në dy javët e fundit. Por, skuadra e Ramosit mori një goditje të fortë këtë mesjavë brenda në “Bernabeu” nga Liverpuli për Ligën e Kampioneve. Në këtë ndeshje pritet reagimi i tyre pas humbjes 0-1 me anglezët.

Reali i Madridit ndodhet në kuotën e 53 pikëve, ndërsa, Espanjoli ka arritur të grumbullojë deri tani vetëm 21 pikë, duke u renditur i parafundit.

Ndeshja Espanjol-Real madrid do të zhvillohet sonte në orën 22:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›