E Diel, 1 Nëntor 2026

Mberrin misioni i FMN-se, jo ai qe presin institucionet Eglantina Nasi



Nje mision i posacem i eksperteve te Fondit Monetar Nderkombetar, mberrin neser ne Tirane. Por qe ne fakt, nuk do te jete aspak ai ndaj te cilit institucionet e Bankes se Shqiperise dhe Ministria e Financave, kane drejtuar nje ftese zyrtare per vizite qe ne fillim te vitit me qellimin e perditesimit te Programit te Vleresimit te Sektorit Financiar (FSAP). Nje proces ky, i cili ka te beje ne thelbin e tij me ofrimin e nje analize te plote mbi stabilitetin e sektorit financiar te nje vendi dhe mbi nevojat reale qe ai ka per t’u zhvilluar me tej. Nje fakt i tille, konfirmohet per “KJ” nga vete burimet zyrtare te Bankes se Shqiperise, sipas te cilave, misioni i eksperteve te FMN-se qe mberrin neser ne vendin tone, nuk eshte i njejti me ate qe eshte parashikuar per ne fund te shtatorit. E qe do te merret sipas tyre, me vleresimin e zhvillimeve te fundit ne ekonomine tone. Sikunder, do te diskutoje me qeverine dhe Banken e Shqiperise rreth politikave ekonomike e atyre financiare qe do te ndiqen ne te ardhmen. Sakaq, burime prane Ministrise se Financave kane bere me dije per median se misioni i FMN-se qe vjen neser, do te vizitoje eksperte te dikasterit te tyre, per te diskutuar pikerisht mbi ceshtje te tilla si zhvillimet e fundit makro-ekonomike ne vend, perspektivat e rritjes, inflacionin, bilancin e pagesave, kushtet fiskale dhe ato te kreditit. Sikunder, ne axhenden e takimeve te ketij misioni, eshte parashikuar mes te tjerash edhe nje analize e treguesve te buxhetit te sivjetme dhe projekt-buxhetit per vitin e ardhshem, 2014. Ne kete kendveshtrim, pertej nje vizite zyrtare te programuar muaj me pare nga institucionet kyce, si BSH dhe MF, ajo e nesermja prej eksperteve te FMN-se, duket te jete e thirrur nga qeveria e re, ne kuadrin e nisjes se punes se saj per venien ne jete te pikave te programit te ri ekonomik qeverises.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›