E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Perpjekje per te me pare si kundershtar

Pas akuzave dhe deklaratave te bera nga te dy kampet e politikes ka ardhur edhe reagimi i vete Presidentit te Republikes, Bujar Nishani per vendimin e marre nga qeveria “Rama”, per heqjen e fotos se tij nga institucionet shteterore. I pyetur nga mediat, Nishani eshte shprehur se kjo eshte nje perpjekje e mazhorances se re per ta pare Presidentin e Republikes si nje kundershtar politik. Ai tha se qeveria eshte votuar per te punuar dhe jo per te bere gjeste te tilla qe nuk jane aspak serioze. “Ne fakt eshte e padegjuar me pare qe, nje Kryeminister ta nise punen e tij me heqjen e fotos se Presidentit te vet. Nuk ka ndodhur ne asnje vend, nuk duhet te ndodhe, nuk eshte serioze. Heqja e fotos se Presidentit nuk eshte pune, eshte nje gjest dhe si i tille eshte i kollajte, nuk kerkon lodhje, nuk kerkon fantazi, nuk kerkon inteligjence. Presidenti i Republikes pret nga Kryeministri te beje pune dhe jo gjeste. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise percakton qe Presidenti i Republikes eshte Kreu i Shtetit dhe ne Republiken e Shqiperise Kushtetuta ja ngarkon Presidentit te Republikes perfaqesimin e unitetit te popullit. Nuk ka asnje diskutim qe Ismail Bej Vlora eshte figure e madhe e historise sone, eshte nje kontributor jashtezakonisht i madh i pavaresise se Shqiperise. Por, historia eshte histori dhe serioziteti ndaj shtetit eshte seriozitet ndaj shtetit”, eshte shprehur Presidenti Nishani. Ai tha se do te vazhdoje te qendroje gjithmone ne mbrojtje te Kushtetutes dhe te luaje rolin qe ia ngarkon pikerisht ky dokument i rendesishem, ndersa i beri thirrje mazhorances se re qe te mos e shohe Kreun e Shtetit si nje kundershtar politik. “E rendesishme eshte qe, Kushtetuta do te mbrohet ne cdo rast. Sforcimet per ta vendosur Presidentin e Republikes perballe si kundershtar politik nuk jane te shendetshme per demokracine. Une mendoj se qytetaret shqiptaret sot kane nevoje per bashkim, jo per percarje, kane nevoje per kontribute, kane nevoje per pune, kane nevoje per zhvillim ekonomik. Presidenti i Republikes do te jete gjithmone ne sherbim te unitetit te popullit, do te jete gjithmone ne sherbim te mbrojtjes se Kushtetutes. Per fat te mire tashme Shqiperia i ka te konsoliduara mekanizmat e mbrojtjes dhe te pacenueshmerise se Kushtetutes se vendit dhe te ligjeve”, - tha Nishani. Vendimi i Rames per te hequr voton e Presidentit te Republikes dhe per ta zevendesuar ate me foton e Ismail Qemalit, eshte nje premtim elektoral i tij, por qe nxjerr ne pah marredheniet e tensionuara qe kane ekzistuar mes mazhorances se re qeverisese dhe Presidentit Nishani, i cili nuk eshte votuar nga PS-ja per kete post te rendesishem.

“Kushtetuta do te mbrohet ne cdo rast”

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, theksoi edhe njehere se pavaresisht vendimit te qeverise ai do te vazhdoje te qendroje fort ne mbrojtje te Kushtetutes dhe parimeve e dispozitave te saj, si dokumenti me i rendesishem dhe themeltar i shtetit. “Kushtetuta do te mbrohet ne cdo rast. Presidenti do te jete ne sherbim te unitetit te popullit, mbrojtjes se Kushtetutes”,- tha Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ne pergjigje te interesimit te medias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›