E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i SHBA Eric P. Wendt / I dorëzon kredencialin Presidentit Bajram Begaj

Ka mbërritur në Shqipëri, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgjedhuri presidentit Donald Trump për të drejtuar diplomacinë amerikane në vendin tonë.

Mësohet se Wendt do t’i dorëzoj ditën e sotme, letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.
Eric P. Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane, me mbi tre dekada shërbim ushtarak, pjesën më të madhe të karrierës së tij në forcat speciale amerikane “Green Beret”.

Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur role të rëndësishme në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez gjatë viteve 2017–2019, si dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara.

Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në sigurinë kombëtare në Naval Postgraduate School. Wendt flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›