Mberrin ne laborator Afresku i Bazilikes se Bezistanit te Elbasanit
Afresku i Bazilikës së Bezistanit të Elbasanit, që i përket fundit të shekullit të 5 – të dhe fillimit të shekullit të 6-të , ka mbërritur në laborator për t’u konservuar. Specialist Zamir Marika na bën me dije se zbulimi i afreskut u bë në vitin 2006, ndërsa rëndësia e tij është unikale.
Ekipi i restauratorëve aktualisht është duke punuar në pjesën e pasme të afreskut. Dëmtimet janë të dukshme, por specialistët premtojnë se do mund ta risjellin në formën e saj fillestare.
Piktura në bazilikën paleokristiane në qendër ka figurën e një rose të stilizuar gjeometrikisht. Kjo pikturë i përket pikturave shumë të rralla që i nënshtrohen një gjeometrizmi maksimal në një formë të rrallë të kubizmit. Afresku do mund të ekspozohet në finalizimin e projektit, pasi ekspozimi në kushtet aktuale mund të shkaktojë dëmtime.