E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i pare i Namik Ajazit Amaneti

Regjisorit Namik Ajazi iu desh të priste tre vite për të filluar nga puna për filmin e parë artistik me metrazh të gjatë.

Skenari i “Amanetit” është shkruar nga Ruzhdi Pulaha e tashmë regjisori për realizimin e filmit ka besuar te gjaku i ri.

Ngjarjet janë të zhvendosura në vitin 1982 “fill pas goditjes më të fundit në strukturat më të larta të udhëheqjes së kohës dhe organeve të Ministrisë së Brendshme”, thotë regjisori. Gjithashtu ai ka bërë edhe përzgjedhjen e kastit dhe vendet ku do të nisin xhirimet.

Vështirësi ka qenë për rekuizitën dhe ambjentet e ndryshem të zyrave dhe ndërtesave të kohës. Caku i parë nis në fund të shkurtit në Pogradec.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›