E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin nga Greqia trupi i pajetë i emigrantit

Emigranti u gjet i vdekur në rrethana ende enigmatike në burgun e njohur të Korridhalosë, në Athinë. Të afërmit e viktimës kërkojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së djalit të tyre. 

SARANDË - Dje ka mbërritur në Ksamil trupi i pajetë i emigrantit Fatmir Oruçi, i cili u gjet i vdekur në rrethana ende enigmatike në burgun e njohur të Korridhalosë, në Athinë. Mësohet se i riu ishte duke vuajtur dënimin me 7 vjet burg për trafik droge. Sipas mediave greke, Oruçi u arrestua në vitin 2005 duke transportuar lëndë narkotike në territorin grek, ndërsa ishte dënuar për vjedhje dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës. Të afërmit e viktimës kërkojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së djalit të tyre në burgun e sigurisë së lartë të Korriladhosë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›