PS nis në Laç turin për prezantimin e programit të ri
Partia Socialiste ka nis turin për prezantimin programin e ri të saj, ndërsa ndalesa e parë ka qenë Laçi. Kreu i PS-së Edi Rama, ka bërë publike njërën nga 7 shtyllat e programit, ku ka theksuar se keqqeverisja aktuale e ka thelluar varfërinë në vend.
LAÇ- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Laçit për të nisur turin për prezantimin e programit të ri qeverisës. Sipas liderit të opozitës bëhet fjalë për një program të ndërtuar mbi 7 shtylla kryesore. Rama ka zgjedhur qytetin e Laçit për të prezantuar njërën nga shtyllat e programit që janë “Politikat Sociale”.
Kreu i Partisë Socialsite theksoi se varfëria duhet kërkuar në keq qeverisjen e vendit dhe për të dalë nga situara nevojitet punësim real. “Ne nuk do t’i matim politikat sociale me rritjen e lëmoshës për të varfërit, siç bën qeveria e sotme, në vijim të keqqeverisjes dhe keqtrajtimit të këtij problemi prej 18 vjetësh, por do t’i matim me numrin e familjeve që do të nxjerrim një herë e mirë nga varfëria”- tha kreu i PS-së Rama.
Ndërkohë Rama ka premtuar se me marrien e qeverisë programi i ndihmës ekonomike do të konceptohet me anë të punësimit.
.
“Ajo që do të përbëjë shtyllën themelore të këtij programi, do të jetë zëvendësimi i ndihmës ekonomike si lëmoshë, me ndihmën ekonomike si mundësi reale si punësim dhe kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet e në shoqëri. Unë jam besimplotë, se në fund të mandatit tonë të parë, varfëria ashtu siç e matim sot, do të përgjysmohet.”- tha Rama.
Sipas kreut të Partisë Socialste vendi është përfshirë nga varfëri ekstreme, ndërsa qeveria aktuale nuk po arrin ta zbusë atë. Rama u shpreh se një gjë e tillë do të bëhet e mundur me anë të programit të ri qeverisës të bazuar tek vizioni.
(a.r/news24/balkanweb)