E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin për herë të parë në Shqipëri kantautori Amedeo Minghi

TIRANË- Mbërrin për herë të parë në Tiranë, kantautori i njohur italian, Amedeo Minghi. Në intervistën eskluzive dhënë për News 24, një ndër zërat më të bukur të muzikës italiane tregon arsyen e ardhjes në Shqipëri. Një koncert live në homazh të Papa Gjon Pali II, lumturimi i së cilit do të bëhet nga Vatikani. Koncerti është pjesë e një turi që do të zhvillohet në disa vende të botës, ku do të synohet që përvec muzikës së bukur të Amedeo Minghi-t të përcillet edhe mesazhi i paqes së Papa Gjon Palit II.

‘Është hera e parë që jam në Shqipëri. Jam këtu me bashkëpunëtorët e mi, pasi prej shumë vitesh unë këndoj një këngë që i dedikohet Papa Gjon Pali i II. Që tregon jetën e tij dhe është i lidhur më një vidioklip, ku tregon që papa është vetë protagonist. Është një gjë unike në botë dhe me rastin e lumturimit të tij unë do të zhvilloj disa koncerte në të gjithë botën. Do të shkojmë në Brazil, Argjentinë, Kanada, Gjermani, Maltë dhe në Tiranë për të shpërdarë këtë mesazh paqeje që papa ka lënë edhe me praninë në këtë video. Për këtë arsye shpresoj që të sjell këtu koncert, këtë muzikë live për të bërë një homazh për Papa Gjon Pali i II.’- eshte shprehur per kantautori Amedeo Minghi.

Por projekti që kantautori i famshëm italian ka për krijimin kushtuar Papës shkon më tej. Brenda pak muajsh kjo këngë do t’iu dhurohet edhe artdashësve italianë, në versionin CD dje DVD.

Kur do të zhvillohet koncerti?
‘Jemi këtu për të shtrënguar sa më shumë kohët, më vonë do të publikojmë në një DVD dhe CD, do jetë nje koncert në homazh të tij. Përvec për ta dëgjuar këtë këngë edhe për të parë live duke e shpërndarë me gazetën. Shpresojmë që ky proces të bëhet në fund të Majit dhe ne fillim të Qershorit.’

Ne e duam shumë muzikën italiane, do të ketë projekte të tjera për Shqipërinë?
‘Ne shpresojmë se po, por për momentin të përqëndrohemi këtu, pasi përvec një koncerti është dicka më e madhe, një ngarje kushtuar këti njeriu të paqes.

Edhe pse shumë afër me Italinë, Shqipëria ishte një ndër vendet e paktë që deri dje kantautori Amedeo Minghi nuk kishte vizituar. Tashmë ai ndodhet në Tiranë, jo thjesht për të dhënë një koncert, por për të transmetuar një mesazh paqeje, në një vend ku muzika italiane adhurohet prej vitesh dhe prej brezash të tërë.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›