E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin trupi i Lirak Bejkos

Ka mbërritur mëngjesin e së martës në Shqipëri, trupi i të ndjerit Lirak Bejko, ish-i përndjekuri që ndërroi jetë javën e kaluar për shkak të plagëve të marra nga vetëdjegia.

Sipas informacioneve të fundit, arkivoli me trupin e Bejkos ka mbërritur me një traget të ardhur në Durrës nga qyteti i Barit, në Itali. Ndërkohë, ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën.

Një ditë më parë, e veja e Bejkos falenderoi Institutin e të Përndjekureve Politikë për vendimin për të vënë në dispozicion ambjentet e tij për homazhet ndaj bashkëshortit të saj.

Por nga ana tjetër ajo u shpreh kundër kushtit të vendosur nga kreu i institutit, Simon Miraka, që në homazhe të mos marrë pjesë asnjë kryetar partie politike.

“Falenderoj shumë Institutin e të Përndjekurve Politikë që me konsensus na hapi dyert. Pavarësisht se Liraku i përket kësaj shtrese, unë dua të theksoj se janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, në mënyrë paqësore. Shqiptari e ka për zakon që në një ceremoni mortore, dera i hapet edhe hasmit”, u shpreh Edlira Bejko.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›