Mbesa e Berishës i hyn boksit, djali i Nishanit fshin foton me makinën luksoze
Në Facebook mund të gjesh gjithçka. Ndaj e përditshmja Dita monitoron këtë rrjet social në një rubrikë të titulluar Facebook Spy.
Kështu, dy javë më parë Dita publikoi një foto të djalit të Bujar Nishanit përpara një makine luksoze në Vjenë.
Por tani Ersi e ka hequr atë foto nga faqja e tij, edhe pse duket se makina nuk ka lidhje me të.
Ndërkohë mbesa e Berishës, Dasara Malltezi, që është shumë aktive në mbrojtje të gjyshit në Facebook, duket se i ka hyrë boksit pas largimit të gjyshit nga pushteti.
Në një sërë fotosh në profilin e saj, ajo shfaqet me gjuhën jashtë, një trend i ri mes adoleshentëve./ep


