E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i studentes: Lëre shkollën ose do të vras, stë mbaj dot me lekë

violence-640x480Ndodh edhe kështu. Një nënë bashkë me bijën e saj janë detyruar që ti drejtohen gjykatës për një urdhër mbrojtje, pasi kërcënoheshin nga babai.

Do tju vras. Do tju pres. Bëhuni gati të shkojmë në Vlorë. Nëse nuk vini, do tju djeg shtëpinë. Do tju fus plumbin gojës.

Sipas Panoramës, kështu u drejtohej A.X vajzës së tij, F.X dhe gruas, M.X.

Vajza 21 vjeçare kërkonte me ngulm që të vazhdonte studimet në Tiranë, por babai, duke pretenduar se nuk kishte mundësi që ta mbante me para, i kërkonte që të mos studionte.

Nëna i kishte dalë në krah vajzës, duke u dhunuar fizikisht nga i shoqi.

Në krah të babait kishte dalë vëllai i studentes, që po ashtu e kërcënonte të motrën për të braktisur studimet.

Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, gjykata ka vendosur një urdhër mbrojtje për studenten dhe vajzën e saj./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›