E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetës të PS-së bllokojnë rrugën e Durrësit dhe të Kavajës

Me thirrjet 'hapni kutitë' dhe 'poshtë qeveria', qindra mbështetës të opozitës të ardhur kryesisht nga Dibra dhe Berati marshuan përgjatë rrugës së Durrësit, për të mbështetur grevistët që tashmë janë në ditën e 11 të grevës së urisë.
Manifestimi nisi në Kryqëzimin e "Zogut të zi" për të vazhduar më pas në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nga ku u zhvillua protesta e rradhës e opozitës.
Të dy akset hyrëse dhe dalëse në rrugën e Durrësit ishin të bllokuara. Si pasojë trafiku u makinave u rëndëua së tepërmi.
Manifestuesit mbanin në duar pankarta të shumta ku kërkohet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›