E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela:Protestat, për tu afruar me Europën

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela deklaroi sot nga mitingu i opozitës në sheshin përpara kryeministrisë se në Evropë nuk mund të shkohet pa protesta. Sipas tij, nëse shqiptarët duan viza ata duhet të largojnë çallmadukun e fundit.
"Ne jemi ngritur sot për ta afruar Shqipërinë me Europën dhe jo për ta larguar atë" është shprehur Ngjela.
"Duke ju përcjellë falenderimin dhe mirënjohjen personave që sakrifikojnë për lirinë të shkojmë drejt Europës me sakrificën dhe dinjitetin tonë" theksoi Ngjela.
Ngjela insistoi se nëse largohet kjo qeveri brenda shtatë ditësh shqiptarët marrin vizat.
"Mos harroni se ka 100 vjet që bëhen sakrifica për një ditë të madhe në Shqipëri dhe ka ardhur dita ta festojmë", u shpreh Ngjela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›