Mbështetës të PS-së, protestë para Parlamentit

Një grup mbështetësish të Partisë Socialiste të ardhur nga qarku i Shkodrës dhe i Lezhës kanë protestuar sot para Parlamentit.
Protestuesit të shoqëruar edhe nga disa deputetë të PS-së kanë përshkuar bulevardin "Zogu i parë" në këmbë drejt parlamentit ku janë ulur në oborrin e këtij institucioni.
Më pas ata janë drejtuar drejt bulevardit "Dëshmorët e kombit" ku pritet që opozita të fillojë protestën e radhës në mbështetje të grevistëve.
Ndërkohë pritet që Kuvendi të nis seancën plenare ku deputetët e PS-së nuk do të jenë të pranishëm në sallë.
Vendimi për të bojkotuar seancën e sotme u mor gjatë paradites nga grupi parlamentar socialist.