E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetja e SHBA-se komisionet miratojne marreveshjen

Komisioni per Punen Ceshtjet Sociale dhe Shendetesine si dhe Komisioni per Politiken e Jashtme miratuan projektligjin Per qeverisje te drejte dhe demokratike investimin ne njerez dhe rritjen ekonomike. Shtetet e Bashkuara te Amerikes ofrojne nje ndihme financiare prej 75 milione dollaresh per vendin tone. Granti i miratuar ne shtator te vitit te kaluar do te vijoje te zbatohet per 5 vite me radhe. Ndihma e SHBA-se per vendin tone ka si qellim te coje perpara objektivat e ndihmes se huaj per qeverisjen me drejtesi dhe ne menyre demokratike si dhe investimin ne kapitalin human dhe rritjen ekonomike. Ne kete kuader sqaron relacioni i marreveshjes qeveria shqiptare ka lidhur ne 30 shtator 2010 marreveshjen e grantit me qeverine e SHBA-se qe vepron nepermjet USAID-it ne shumen 2 753 469 dollare si kontribut per vitin 2010. Ne zbatim te marreveshjes palet dote punojne se bashke duke perqendruar veprimtarite ne fusha si shendetesia shteti ligjor mireqeverisja dhe rritja e sektorit privat. Amendimi i marreveshjes se ndihmes propozuar nga USAID-i ka te beje me dhenien e nje shume tjeter te ndihmes me vleren prej 12 248 344 dollare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›