“Mbështetje e madhe nga Kongresi amerikan”- Berisha: Joe Wilson dhe Keith Self i kërkuan Marko Rubios sanksionimin e Ramës dhe Ballukut! Të gjithë do jeni në burg si Lubia
Kreu i PD Sali Berisha foli sot mes tensioneve në nisje të seancës parlamentare.

Berisha u shpreh se një mbështetje e madhe për protestën studentore ka ardhur nga Kongresi amerikan, me dy kongresmenët Joe Wilson dhe Keith Self.
Ata i kanë kërkuar sekretarit Rubio, sanksionimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, një mbështetje e madhe vjen Kongresi i SHBA.
Dy kongresmenë ndër më të shquarit të atij vendi i dërgojnë një letër sekretarit Rubio.
Kongresmeni Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin amerikan dhe kongresmeni Keith Self.
Në këtë letër ata kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës.
Ata kërkojnë sanksionimin e Lubi Ballukut.
E di si do shkoni ju pas Lubisë, njëri pas tjetrit.
E keni parasysh legjendën që kur i prekte zana, shndërroheshin në gurë. Ju do shndërroheni në të burgosur.
Ju u ka peng Lubia.
Pra, ju u ka prekur Lubia, të gjithë do jeni në burg si Lubia.
Mos e mbroni Padrinon, mos e mbroni një kriminel, një shpirt xhelat.