E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeshtetje ne krizen me te rende- Bundestagu voton per zgjerimin e ombrelles se euros

Pas deklarates se saj qeveritare Angela Merkeli dukej e qete sic nuk kishte qene prej kohesh. Duke buzeqeshur e permbajtur ajo qe ulur ne vendin e saj dukshem e kenaqur me fjalimin qe sapo mbaroi. Per 34 minuta kancelarja pikturoi nje pamje dramatike te krizes evropiane te borxheve fshikulloi politiken e papergjegjshme te evropianeve skicoi masat e mundshme te shpetimit kerkoi rregullime te tjera ne tregjet financiare si dhe ndryshime ne Marreveshjet Evropiane si dhe beri thirrje per pergjegjesine historike te politikes. Bota i ka kthyer syte nga Gjermania dhe nga Evropa. Ajo sheh nese ne jemi te gatshem dhe ne gjendje ne oren e krizes me te rende te Evropes qe prej fundit te Luftes se Dyte Boterore qe te marrim persiper pergjegjesi tha kancelarja gjermane. Po deshtoi euroja atehere deshton Evropa tha Merkeli - ne asnje menyre nuk eshte e vetekuptueshme paqja qe ka ekzistuar ne Evrope per gjysme shekulli

Ne te gjithe hyjme ne territor te panjohur. Zgjidhje te thjeshta me nje te rene te lapsit nuk do te kete tha kancelarja duke pasur parasysh zgjerimin e Fondit te Stabilizimit Financiar te euros EFSF. Ajo qe ka rendesi megjithate tha kancelarja gjermane eshte qe edhe Bundestagu Gjerman te marre persiper pergjegjesine per shpetimin e euros.

Ai qe kerkon gjithmone qe kredtioret private te marrin pjese ne ruajtjen nga Greqia te aftesise per te paguar ai duhet te kujdeset qe te vendoset edhe per nje ruajtje dhe mbrojtje nga rreziqet e infektimit. Gjithcka tjeter do te ishte thjesht nje veprim i papergjegjshem.

Keshtu iu beri thirrje kancelarja deputeteve. Por shumica e tyre paten sinjalizuar qe para fillimit te debatit se do te mbajne anen e qeverise dhe se do te mbeshtesin ne pjesen me te madhe aftesimin e ombrelles se shpetimit te euros EFSF.

Njohje e arritjeve te grekeve

Kjo megjithate nuk e ndaloi opoziten qe te kritikonte ashper menaxhimin nga qeveria te krizes ne muajt e fundit. Shume nga keto fjali do te me kishte pelqyer qe ti degjoja nje vit me pare tha shefi i Grupit Parlamentar te Partise Socialdemokrate Gjermane SPD Frank Walter Steinmeier per fjalimin e kancelares. Per shembull fjaline e mire dhe te drejte per njohjen e perpjekjeve vetjake te grekeve. Para nje viti kjo do te kishte qene shume e nevojshme te degjohej ne kete ndertese edhe perballe publikut. Ne vend te kesaj kancelarja pati zgjuar antipati dhe paragjykime tek greket me te cilat tani asaj i duhet te luftoje.

Grupi i tij parlamentar diskutoi per nje kohe te gjate nese do ta mbeshtese qeverine ne votimin me pas ne Bundestag tha politikani socialdemokrat. Por ne fund u arrit ne pikepamjen se grindjet per politikat partiake duhet te lihen menjane perballe gjendjes dramatike.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar te te Gjelberve Jrgen Trittin e beri te qarte ne fjalen e tij se te Gjelbrit mbeshtesin qeverine ne kete ceshtje. Megjithate ai e quajti taktike te hedhjes hi syve faktin qe kancelarja nuk e permendi asnjehere ne fjalen e saj fjalen leve per menyren si mendohet te strukturohet Fondi i shpetimit te Euros EFSF.

Kancelarja pati theksuar me pare ne fjalen e saj se vetem nje falje e pjesshme e borxheve Greqise nuk do ti zgjidhe problemet. Grekeve do tu duhet tani te zbatojne reforma te dhimbshme dhe per BE tani ka rendesi qe marreveshjet baze te ndryshohen ne nje menyre te tille sa Pakti i Stabilitetit te vihet mbi nje baze te re.

503 nga 596 deputetet e pranishem ne Bundestagun Gjerman votuan ne fund per zgjerimin e ombrelles mbrojtese te euros. 89 parlamentare votuan kunder kater abstenuan.

Autore Sabine Kinkartz/ Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›