E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne e nuhatem revolucionin- Shkrimtare arabe per te rinjte ne Gjermani

Te rinj te shkolluar pa perspektive. Keta ishin njerezit qe iniciuan kryengritjen popullore ne boten arabe. Mijera te rinj demonstruan kunder sundimit brutal te regjimit te tyre ne Sheshin Tahrir ne Kairo dhe ne rruget e Tunisit. Ishte rinia ajo qe e zgjoi te gjithe popullin nga gjumi i dimrit per te bere te mundur pranveren arabe. Ne menyre paqesore ata kerkuan shtet juridik liri dhe demokraci. Me bloge dhe me ane te Facebookut dhe Twitterit vala e protestave arriti pjese te gjera te botes arabe. Por shpesh roli i letersise dhe i artit u la pas dore ne Pranveren Arabe ankohet autorja e re Mina Ouladlhaj. Vertet qe me letersi nuk mund te arrish masat por me te mund te vesh dicka ne levizje

Ne librin tim behet fjale per mirekuptim reciprok. Behet fjale per dinjitetin e njeriut dhe per te dhene kontribut. Kjo eshte arsyeja pse ky liber u fut edhe ne shkollat e Belgjikes sepse ai percon kete mesazh. Ekziston jo vetem pamja bardh e zi por edhe dicka ndermjet. Libri nxit nje debat te ri dhe ndihmon qe te ndryshojne mendimet. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Poeti arab Adonis Lyriker Ali Ahmad Said Esber

Pikerisht kete e arriti pranvera arabe te nxise nisjen e debateve te reja dhe te ndryshoje mendimet. Per here te pare ne histori evropiane te rinj frymezohen tani nga arabet. Kete Tarik Bary shkrimtar dhe profesor i letersise ne universitetin e Kairos e sheh si zhvillim pozitiv. Kjo forcon besimin e humbur ne vetvete te arabeve dhe kontribuon ne rrezimin e paragjykimeve. Qe te evropianet kjo vale protestash nuk kalon pa lene gjurme per kete ai nuk cuditet. Sepse qe ai ishte qe ne fillim ne Sheshin Tahrir dhe i kujtohet atmosfera

Une banoj ne afersi te Sheshit Tahrir dhe gjithmone i merrnim vesh te gjitha ato qe ndodhnin. Dhe i nuhasnim. Kur atehere policia beri qe te shperthejne ato bombat era e tyre u perhap kudo ne ajer. Te gjithe e nuhatem eren e tyre. Te bombave te gazit.

Megjithe seriozitetin e gjendjes humori atehere demonstruesve nuk u mungoi tregon Tarik Bary. Revolucioni i bashkoi egjiptianet dhe e ktheu te qeshuren ne fytyrat e tyre. Bary beson se ai do te kete nevoje per pak kohe qe gjendja te stabilizohet. Por te njerezit u kthye dinjiteti dhe liria e tyre. Edhe te ai vete sepse si shkrimtar Tarik Bary-t iu desh te luftonte shpesh me kufizimet e regjimit.

Une kam shkruar shume pa i botuar ato qe shkruaja sepse ne radhe te pare nuk guxoja. Se dyti kur shkruaj dicka atehere ajo duhet te jete e ndershme dhe te botohet ashtu si dua ta them une. Une isha i detyruar te ndryshoja shume gjera dhe te lija shume gjera menjane dhe kjo me ka dekurajuar. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prof Tarik Bary shkrimat egjiptian

Para se gjithash ato qe shkruhen per te rinjte duhet te jene te lira nga kufizimet shton Tarik Bary

Po te duam te shkruajme sot per rinine duhet te trajtojme problemin e saj te vertete te perditshem. Dhe po te duam ta trajtojme sic duhet kete problem atehere ne si shkrimtare duhet te heqim dore nga te gjitha tabute dhe ti thyejme ato. Sepse problemet e te rinjve ne kete moshe kane te bejne drejtperdrejt me fene me konfrontimet dhe tabute tek ne ne shoqeri.

Megjithe veshtiresite dhe pengesat Tarik Bary beson ne forcen e revolucionit.

Revolucioni ne fund do te fitoje. Sepse njerezit e krijuan lirine me duart e tyre. Askush nuk e beri kete per ta.

Autor Amine Bendrif/ Auron Dodi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›