E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeten të bllokuar në det pasi iu mbaroi karburanti, shpëtohen dy anglezët në Shëngjin


Dy anglezë janë shpëtuar nga Policia Kufitare, pasi kishin mbetur të bllokuar në det pranë Shëngjinit. Dy shtetasit anglezë ndodheshin rreth 2 milje larg bregut, pasi mjeti i tyre tip velierë kishte mbetur pa karburant, duke e bërë të pamundur kthimin në breg.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin u nisën drejt koordinatave të raportuara me mjete lundruese dhe bënë të mundur lokalizimin e velierës.

Efektivët morën në bord dy shtetasit dhe i transportuan në mënyrë të sigurt drejt bregut, ndërsa mjeti lundrues u tërhoq dhe u dërgua në kalatën e portit të Shëngjinit.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›