E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës, shpëtohen turistët e huaj

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër u shkoi në ndihmë sot disa turistëve të bllokuar në kanionin e Langaricës.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se pas sinjalizimeve të marra nga Policia e Shtetit për disa turistë të bllokuar në kanionin e Langaricës, stafi i AdZM Gjirokastër u shkoi menjëherë në ndihmë.

Turistët e huaj, duke eksploruar më këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Langarica nga reshjet e shiut.

AKZM fton të gjithë vizitorët të jenë të mirinformuar dhe të kujdesshëm përgjatë eksplorimit të terreneve natyrore.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›