E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbetet i lartë numri i divorceve

Vijon të mbetet problem numri i lartë i divorceve në Korçë. Shkaqet e zgjidhjes së martesave, mbeten dhuna në familje, tradhtia bashkëshortore, gjendja e rënduar ekonomike, si dhe emigrimi. Teuta Shkëmbi, avokate, thotë se në numrin e rasteve të divorceve, gjatë këtij viti, ka ndikuar edhe pandemia, pasi ajo ka rënduar gjendjen ekonomike si dhe ka shtuar rastet e dhunës në familje.

Avokatja Shkëmbi shton se shërbimi i psikologut është shumë i rëndësishëm si për fëmijët ashtu edhe për bashkëshortët e divorcuar, jo vetëm në momentin e divorcit por edhe më vonë.

Gjatë vitit 2019 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë janë regjistruar 419 çështje me objekt zgjidhje martese, prej të cilave 260 kanë përfunduar me divorc. Ndërsa gjatë 2020-tës janë regjistruar 376 çështje për zgjidhje martese, ndër të cilat 214 kanë përfunduar me divorc. Krahasuar me një vit më parë, gjatë 2020-tës ka patur një ulje të vogël të numrit të divorceve, por sërish numri i tyre ngelet shqetësues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›