Mbetet mister zhdukja e efektivit, familjarët: Kemi humbur besimin te drejtësia
TIRANE – Një vit nga zhdukja e ish-efektivit të Policisë së Shtetit Anton Prendi, ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Familjarët vijojnë të përjetojnë tragjedinë e humbjes së të afërmit të tyre, ndërsa akuzojnë instancat shtetërore se nuk kanë bërë asgjë për gjetjen e tij. Sipas bashkëshortes së ish-efektivit, e cila hedh dyshime mbi rrëmbimin, policia nuk ka arritur të zbulojë asnjë pistë, duke e lënë në neglizhencë të plotë këtë ngjarje. Bardha Prendi shprehet se tashmë e ka humbur besimin te drejtësia. Ajo tregon se që në dy javët e para të zhdukjes së bashkëshortit të saj, ata kanë denoncuar dhe një numër celulari, nëpërmjet të cilit janë kërcënuar. Por as policia e as prokuroria nuk kanë arritur të zbardhin se kush fshihet pas tij.
“Nuk ka pas as shtet as qeveri. Me humb një zog pule gjendet, jo me humb robi e mos me u gjet. Asnjë fjalë, asnjë veprim. Ne kemi denoncuar në Fushë Krujë dhe në Prokurorinë e rrethit. Na kanë thënë se po punojnë. Se çfarë pune, një vit dhe nuk del asgjë, një fije floku. Nuk di se çfarë po punojnë ata, ai ka humbur në mes të ditës, në 7 të mëngjesit, mes dy fabrikave.”- deklaron bashkëshortja e tij.
Vajza e ish-efektivit të policisë, Rajmonda Antoni kërkon që të ndalet kjo vuajtje pa fund dhe të zbardhet e vërteta.
“Nuk dimë asgjë se ku ndodhet. A po marrim një lajm për të. Të paktën , sido që të jetë gjallë apo vdekur unë dua ta di dhe ta qaj babin tim ku është. Unë nuk kam besim fare as te policia as te shteti”- shprehet vajza.
Ish-efektivi i policisë Anton Prendi u zhduk pasditen e 5 gushtit. Historia që nisi mëngjesin e asaj të diele ka mbetur pikërisht aty, në atë pikë karburanti ku Antoni Prendi u pa për herë të fundit. Policia e lidhi këtë ngjarje fillimisht me një familje në Fushë Krujë, me të cilën vëllai i tij kishte pasur hasmëri, por asgjë nuk u vërtetua.
(er.nu/news24/BalkanWeb)