E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 23 vjecari nxjerr në shitje vajzën për 100 dollarë

SHBA- Fëmijët nuk kanë çmim? Jo për Paul Marquez, 23 vjeç nga New York, i cili ka menduar të nxjerrë në shitje vajzën e tij, në sajtin Craiglist duke i bashkëngjitur shifrën prej 100 dollarësh.

“Kam një vajzë 2 muajshe që dëshiron të luajë, por ka një problem. Mjekët thonë se vuan nga astma dhe se nëse kthehet në disa pozicione mund të mos marrë frymë më. Po më çmend dhe nuk e dua më”, shkruan Marquez në rrjet.

Lajmërimi u publikua dy herë brenda muajit, duke tërhequr vëmendjen e dy personave. Por ujdia nuk shkoi deri në fund, pasi policia arrestoi babanë e së miturës.

Mësohet se Marquez e pati fëmijën me një vajzë 19 vjeçare, të cilën e kishte njohur online dhe se e kishte nxjerrë në shitje vogëlushen, në shenjë hakmarrje ndaj saj, pasi gruaja kishte vendosur të ndahej me të.
(m.a/tg/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›