E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet Nishani dekreton daten e referendumit

Shqiptarët do t'i drejtohen kutive të votimit më 22 Dhjetor 2013 për të shprehur verdiktin e tyre nëse në shqipëri duhet të improtohen mbetje për qëllime riciklimi.

Datën e mbajtjes së këtij referendumi e dekretoi presidenti i Republikës Bujar Nishani mesditën e së martës. Nëpërmjet këtij referendumi, inicuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave, synohet shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, miratuar në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Dekreti i Presidentit Nishani shoqërohet me një relacion ku pasqyrohet e gjithë kronologjia që nga kërkesa në KQZ në fund të vitit 2011, pranimi i saj në muajin Qershor 2012 përfshi pranimin e kërkesës edhe nga Gjykata Kushtetuese. Në relacion Zyra Juridike e Presidencës sqaron se bazuar në nenin 119, pika 2 e Kodit Zgjedhor të vitit 2003 nuk lejohet mbatja e një referendumi të përgjithshëm brenda periudhës 6 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit deri 3 muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri (sipas një përllogaritje kjo periudhë korrespondon me datat 7 mars 2013 -17 dhjetor 2013).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›