Mbetjet e dronit/ NATO: S’ka prova se Moska ka sulmuar territorin rumun

Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nuk ka asnjë tregues se mbeturinat e dronit të gjetura në territorin rumun janë shkaktuar nga një sulm i qëllimshëm rus.
“Ne nuk kemi asnjë informacion që tregon një sulm të qëllimshëm nga Rusia dhe ne jemi në pritje të rezultatit të hetimit në vazhdim”, u tha ligjvënësve të BE-së Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ndërkaq, më herët, Stoltenberg theksoi se Ukraina po fiton terren në kundërsulmin e saj ndaj Rusisë. Duke folur para anëtarëve të Parlamentit Evropian, Stoltenberg tha se mbështetja nga aleatët e NATO-s ndihmoi në nisjen e kundërofensive të Ukrainës, e cila tani ka filluar të japë fryte.
“Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren. Këto janë luftime të rënda, luftime të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ruse. Dhe ata po ecin përpara”, u shpreh Stoltenberg.
Vërejtjet e tij vijnë pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenksi (Volodymyr Zelensky) dërgoi një mesazh të fortë javën e kaluar në lidhje me përparimin e krainës.
“Pavarësisht se çfarë thotë dikush, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne jemi në lëvizje”, shkruan Stoltenberg në rrjetin social X.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas janë optimistë se linja e dytë e fortifikimeve mbrojtëse ruse në frontin jugor mund të jetë më e lehtë për t’u depërtuar se e para.
/rtsh.al/