E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Mbetjet nuk ndahen, por groposen”/ Kryemadhi: 180 ditë xhirime në Sharrë, ku vidhet 15 euro për ton. SPAK të hetojë Veliajn

Partia e Lirisë ka xhiruar për 180 dite, inceneratorin e Tiranës për të treguar se çfarë ndodh me mbetjet në Sharrë.

Sipas Monika Kryemadhit, pamjet e marra përgjatë periudhës korrik 2022 deri ne janarin e këtij viti tregojnë se në Sharrë behet vetëm groposja e mbetjeve dhe për këtë proces bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton.

Për të mbështetur akuzat për korrupsion, Monika Kryemadhi ka sjellë shembullin e bashkisë Shkodër, e cila për groposjen e mbetjeve në landfillin e Bushatit paguan vetëm 16 mijë lekë, ndërsa qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për ton.

MONIKA KRYEMADHI

DEPUTETE, PARTIA E LIRISE

“Nëse kanë pak moral sot drejtësia shqiptare duhet të bllokojë pagesat për inceneratorin e Tiranës, pasi aty vidhet 15 euro për ton , pasi të njëjtin proces e bën Bashkia e Shkodrës që depoziton në Bushat”

Kryemadhi ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës si përgjegjës për inceneratorin e Tiranës.

“Firma e Erion Veliajt që ndoshta për SPAK-un nuk ekziston, është kjo firmë që i ndryshoi fatin inceneratorit të Tiranës ku për 30 vjet qytetarët e Tiranës do të paguajnë një proces korruptiv”

 

Kryemadhi i ka bërë thirrje Spak-ut të zbardhë çështjen e inceneratorit të Tiranës.

 “Çështja e inceneratorit të Tiranës është një nga dosjet më të nxehta dhe nëse SPAK-u nuk reagon mua nuk më ngel gjë veçse të protestoj para SPAK-ut. Sepse këtu nuk mund t’i mbyllë sytë as SPAK-u dhe as ndonjë ndërkombëtar që kërkon të mbroje Erion Veliajn dhe Edi Ramën”

 

Deri tani, prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, por ende nuk ka dalë me konkluzione për inceneratorin e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›