E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturina buzë zonave turistike, të huajt denoncojnë ndotjen (FOTO)

plehra1Fier- “Në rrugët dhe vendpushimet shqiptare nuk është vështirë të gjesh mbeturina, plehra që digjen”. Ky është një prej rreshtave të mbylljes së reportazhit të turistit Polak Krzysztof Majak. Pas vizitës turistike në Shqipëri, turisti polak hedh në letër e më pas në një site polak, mbresat e tij për vendin e vogël të ballkanit, që ndryshe nga ish-vendet e tjera komuniste si Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria etj vazhdon të citohet për problemet që ka…edhe me ndotjen.

Syrit të tij nuk i ka shpëtuar plehrat dhe mbeturinat që për fat të keq këtu ka më shumë të drejtë se sa për Mercedes-ët dhe armët. E duke vazhduar këtë mendim, Gazeta IDEA sjelë këtë herë sërish togje plehrash që gjenden në rrugët e qyteteve tona.

Në pamje tregohet një tog plehrash në një rrugë të qytetit të Fierit, vetëm pak metra larg muzeut etnografik të këtij qytetit. Distanca nuk është më shumë se 10 metër dhe në të çdo ditë kalojnë turistë të huaj që vizitojnë muzeun etongrafik, ndër të rrallët në Shqipëri për fondin e tij. Mirëpo çdokush që ndeshet me këto pamje s’do të bënte gjë tjetër veçse do të shkruante ashtu siç bëri turisti polak, që s’ka bërë gjë tjetër, por ka treguar një prej anëve negative të Shqipërisë.

Pamje të tilla në vendet turistike nuk janë të parat që sjellë Gazeta IDEA, pasi këto kanë qenë të herë pas hershme, ku vetëm pak ditë më parë u publikuan foto të ndotjes në zonën turistike të Byshekut në Elbasan, pikë turistike dikur shumë e njohur, por tani e zaptuar nga ndotja.

Imazhet janë sjellë nga Julian Hoxhaj.

◄ Pas Para ► Foto    1 / 500

Fier- "Në rrugët dhe vendpushimet shqiptare nuk është vështirë të gjesh mbeturina, plehra që digjen". Ky është një prej rreshtave të mbylljes së reportazhit të turistit Polak Krzysztof Majak. Pas vizitës turistike në Shqipëri, turisti polak hedh në letër e më pas në një site polak, mbresat e tij për vendin e vogël të ballkanit, që ndryshe nga ish-vendet e tjera komuniste si Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria etj vazhdon të citohet për problemet që ka...edhe me ndotjen.

Mbeturina buzë zonave turistike, të huajt denoncojnë ndotjen

◄ Pas Para ►
Foto 1 / 500

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›