Mbeturinat ndotin parkun, banorët e papërgjegjshëm i hedhin kudo (FOTO)
Tiranë- Banorët e Tiranës sillen në mënyrë barbare me mjedisin. Në fokus të denoncimit të ndotjes në vend, sot sjellim në vëmëndje imazhet e marra në një nga parqet më të mëdha të Tiranës, atë të ish-Fushës së Aviacionitt pranë Laprakës.
Siç duket edhe nga këto imazhe mbeturinat janë hedhur në mes të lulishtes nga banorë të zonës, paçka ka dhjetra kazanë e koshë të vegjël.
Imazhi tjetër paraqet një situatë të ngjashme të mbeturinave që janë braktisur në mes të ‘Rrugës së Kavajës’.
Në mes të ditës mbeturinat e prodhuara në shtëpi ndotin ambientët komunitare në mënyrën më të papërgjegjshme dhe të shëmtuar të mundshme.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com për të denoncuar ndotjen në vendin tonë.
Mbeturinat ndotin parkun, banorët e papërgjegjshëm i hedhin kudo
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4