Kisha Ortodokse: Meshat bëhen shqip, përveç zonave minoritare
Nuk jepen mesha në gjuhë të huaj në kishat shqiptare, përveç zonave ku ka minoritarë". Kjo ka qenë përgjigjja që i ka dhënë Kisha Ortodokse pyetjes së "Gazeta Shqiptare", pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu dhe Kozara Katit. Këta të fundit, u shprehën javën e kaluar se në disa kisha në jug të vendit, siç është ajo e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, mesha mbahet në greqisht. "Ka disa pakujdesi në kisha. Në disa raste, shërbimet fetare mbahen në gjuhën greke, kur duhen mbajtur në gjuhën shqipe. A nuk është Bibla shqip? Unë mendoj se për të kuptuar gjuhën e Zotit, lutjet duhen thënë në gjuhën amtare, që ta kuptojnë të gjithë, sepse nuk di tjetri as arabisht, as rumanisht", - do të shprehej Moisiu. Ndërsa Kozara Kati, deklaroi se kisha e Labovës nuk ka prift dhe për meshën vjen një i tillë nga Gjirokastra. "Ndihem keq kur prifti që vjen i lexon psalmet në gjuhën greke. Ajo nuk është kishë greke, është kishë shqiptare, autoktone. Prifti që vjen është shqiptar, dhe unë ia kam thënë që duhet t'i lexojë psalmet shqip", - theksoi ajo. Teksa e konsideruan këtë të pafalshme, Moisiu dhe Kati kërkuan me ngulm që për këtë problem të gjendej një zgjidhje. Interesimit të "GSH" në KOASH, i është përgjigjur Thoma Dhima, zëdhënës i saj.
Reagimi
"Liturgjia hyjnore dhe të gjitha shërbesat në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë bëhen në gjuhën shqipe. Përjashtim bëjnë vetëm kishat që u shërbejnë minoriteteve, ku bëhen sipas gjuhës përkatëse amtare", - ka thënë Dhima. Sipas tij, në zonat minoritare përfshihen ato të Mitropolisë së Korçës: Liqenas dhe Prespë; ato të Mitropolisë së Gjirokastrës: zona e Dropullit - të dyja këto zona të minoriteteve greke, dhe Vraka, që është në afërsi të Shkodrës, ku ka minoritet sllav. "Në të gjitha kishat e tjera, pra dhe në Labovën e Kryqit, shërbesat bëhen në gjuhën shqipe", - ka theksuar Dhima.
Ndërsa sa i takon liturgjisë në gjuhën shqipe, zëdhënësi i KOASH, tha se pyetja për tekstet orthodokse në gjuhën shqipe duket e çuditshme. "Ungjilli është përkthyer në shqip që në shekullin XIX, dhe versionit mjeshtëror të Konstandin Kristoforidhit, që është Ungjilli i përdorur nga KOASH, i janë bërë herë pas here vetëm përshtatje me standardet e reja gjuhësore. Ai gjendet në botime cilësore, si në kisha, ashtu edhe në shtëpitë e besimtarëve ortodoksë", - deklaroi Dhima. Ai shton se librat kryesorë të shërbesave u përkthyen nga Imzot Theofani (Noli), që një shekull më parë dhe kanë qenë baza për shërbesat në të gjitha kishat.
"Përkthimi dhe plotësimi i teksteve liturgjike dhe teologjike është bërë në vazhdimësi nga Kisha jonë që nga vitet '20 e deri më sot, si një domosdoshmëri e lidhur me shërbesën e saj. Ky proces është përshpejtuar që nga rifitimi i lirisë fetare dhe që nga viti 1992 Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë mbi 100 botime e ribotime cilësore e luksoze në shqip të Ungjillit, librave të shërbesave, teksteve bazë teologjike, mësimeve fetare për të gjitha moshat etj. Këtë e di çdo besimtar që vjen në kishë", - tha zëdhënësi, në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. "Kishat e arbëreshëve të Italisë, që janë nën juridiksionin e Kishës Katolike dhe ku Liturgjia Hyjnore kryhet në greqisht, shqip dhe italisht, për pjesën në shqip përdorin tekstet e përkthyera ndër vite të Kishës sonë", - përfundoi ai.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)