Mbeturinat ndotin tokën bujqësore
Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave nga qytetarët e Pejës dhe banorët e fshatrave përreth në lumin e vogël të Çokolinës, ka sjell rrezikun e madh që te helmohen të lashtat bujqësore në fushat e punuara në fshatin e Katundit të Ri.
Bujqit në Katundin e Ri të Pejës ka vite që shohin të ‘zitë e ullirit’ me ujin e ndotur në lumin e vogël të Çokolicës, i cili bashkë me ujin sjell edhe me qindra tona mbeturina me përmbajtje helmuese, jo vetëm për bimët. Sikurse shumë bujq të tjerë edhe Skënder Buçolli nga Katundi i Ri kishte dal për të pastruar sado pak shtatin e Çokolicës dhe largimin e disa mbeturinave që kishte sjell uji nga vendet e tjera që kanë gjuajtur qytetarët. “Kjo punë që po e bëjë tash, është punë e shpeshtë e bashkëfshatarëve të mi, sepse uji i Çokolicës me vete sjell shumë mbeturina që zbrazen nga qytetarët, e të cilat janë helm për bimët tona dhe shëndetin e fshatarëve”, ka thënë ai Buçolli, tek po mbështillej edhe me shall për t’u mbrojtur nga kundërmimi i padurueshëm.
Zyrtarët komunal të Pejës vlerësuan se ankesat e fshatarëve janë të arsyeshme, ndërsa premtuan se së shpejti do t’i besohet puna ndonjë kompanie për të pastruar të gjitha kanalet nga uji i të cilave ujiten fushat me bimë bujqësore. Drejtori komunal për Shërbime dhe Punë Teknike, Xhevdet Avdiu tha se kanalet e hapur “janë sëmundje e vjetër” e Pejës, ngase qytetarët e pandërgjegjshëm hedhin mbeturina të ndryshme duke e ndotur ujin, me të cilin ujitet toka bujqësore.