Tender për asgjësimin e votave

Komisioni Qendror Zgjedhor do të shpallë tender për asgjësimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe përsëritjes së tyre në disa faza.
Brenda KQZ'së të mërkurën ka pasur debat dhe replika rreth mënyrës së tenderit dhe përpjekjes së Sekretariatit që këtë punë ta kontraktojë pa tender.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ'së, Xhemajl Peçani, kishte formuar një komision i cili ka biseduar me disa kompani dhe ka mbledhur ofertat e dy kompanive dhe një personi fizik, por kjo ide nga anëtari i KQZ'së Florian Dushi, u cilësua "e shekullit të kaluar".
Kryesuesi i mbledhjes së KQZ'së, Blerim Burjani, ka thënë pas mbledhjes se përzgjedhja e kompanisë që do ta bëjë asgjësimin e materialit do të bëhet me tender. Në zgjedhjet e vitit 2007, asgjësimi i materialit zgjedhor është bërë me djegie në minierat e Mirashit dhe ka kushtuar 5 mijë euro.