Mbeturinat shkrumbojne fabriken e kartopecetave
Gjirokaster- Zjarri i rene ne nje linje te perpunimit te letres ne rrethin e Gjirokastres ka shkaktuar nje dem ekonomik prej disa mijera eurosh, kurse shkak mendohet te jete djegia e mbeturinave jashte godines. Vatra e zjarrit ka shkrumbuar plotesisht fabriken e prodhimit te kartopecetave KARTOPAK, ne fshatin Sofratike, prone e Jorgo Vaso. Sipas deshmitareve okulare, ka qene ora 10:30 e dites se djeshme kur ata kane pare qe nga mjediset e fabrikes te dilte flake dhe nje tym i dendur. Rreth ores ores 10:40 policia ka mberritur ne vendngjarje se bashku me zjarrefikesit. "Pasi mberritem ne mjediset e fabrikes qe po digjej te mbeshtetur edhe nga efektivet e policise, nderhyme per shuarjen e flakeve", tha shefi i zjarrfikesve, Lefter Qirici. Sipas deshmitareve, zjarrfikesit e kane pasur te pamundur te shuajne zjarrin e permasave te medha te shkaktuara nga lenda e pare qe ishte leter. Burime zyrtare te policise thane se flaket kane shkrumbuar plotesisht godinen e fabrikes, makinerite, lenden e pare, si edhe produktet e magazinuara ne te. Te demtuara mbeten edhe dy automjete private te pronarit te fabrikes, ku ishin punesuar 20 persona. "Sipas deklarimeve te marra nga roja i godines, Krenar S., rezulton se ne fabrike kishte 3 punetore qe nuk jane lenduar", pohojne burime zyrtare. Shkaku i zjarrit sipas policise mund te jete aksidental. Dy ore para ngjarjes punetoret kishin djegur me urdher te pronarit nje sasi kartonesh e letrash dhe ky mund te jete shkaku i ngjarjes.
Blerim Kore
Blerim Kore