E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeturinat urbane pushtojne qytetin

Edhe pse dimer dhe pa turiste, Vlora vijon te mbetet nje qytet problematik per sa i perket situates se higjienes. Ne shume zona te qytetit, mbeturinat urbane jane problem shqetesues qe prej shume kohesh. Koha e gjate qe keto mbeturina nuk hiqen nga firma e pastrimit te qyteti ka bere qe me mijera banore cdo dite te jetojne mes tyre, duke perthithur mikrobet qe ato kane dhe eren e rende te tyre. Banore te lagjeve te ndryshme te qytetit fajesojne per kete gjendje pushtetin lokal, dhe njekohesisht firmen e pastrimit te qytetit. Kjo e fundit prej me se tre muajsh nuk kalon te zbraze apo te heqe masivet e plehrave perpara shtepive te shume vlonjateve. Ndonese banoret jane ankuar ne zyrat e pushtetit vendor, deri me sot nuk eshte marre asnje mase. Pervec te rriturve, problemit ndihet edhe nga femijet, te cilet e kane te pamundur te luajne apo te qendrojne ne ambientet perpara pallateve si pasoje e ketyre mbeturinave qe jane burim infeksionesh e semundjesh te ndryshme.
O. Hila

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›