Topi, ne shkurt vizite ne Rome
Presidenti Bamir Topi do te zhvilloje ne shkurt nje vizite zyrtare ne shtetin fqinj, Itali, per te takuar homologun e tij, Xhorxho Napolitano. Vizita vihet ne pah dhe ne mesazhin e urimit qe Presidenti italian, Napolitano, i ka derguar Topit, me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Pervec urimit te perzemert, Napolitano permend se ka kenaqesine te takohet me kreun e shtetit shqiptar ne shkurt te ketij viti. Nderkohe qe Presidenti Topi ka marre urime te shumta me rastin e festave te fundvitit nga kreret e shteteve te ndryshme. Urime kane mberritur nga Presidenti i Republikes se Tunizise, Zine El Abidine Ben Ali, Emiri i Shtetit te Kuvajtit, Sheik Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, nga Presidenti i Republikes Islamike te Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, Drejtori i Pergjithshem i FAO-s, Zhak Diuf etj.