E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 1 milionë euro bonuse për Barcelonën

Futbollistët e Barcelonës ia kanë parë hajrin triumfit të jashtëzakonshëm në vitin 2009 gjatë të cilit fituan gjashtë tituj. Sipas mediave spanjolle pas fitores në fundjavë në Kampionatin botëror të klubeve – që nuk ishte i shkruar në marrëveshje të bonusit gjatë verës – presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka shpërblyer ekipin me 300 mijë euro.

Ndërsa, për triumfin në Ligën e Kampionëve, futbollistët e Barcelonës kanë ndarë nga 500 mijë euro secili, për titullin e kampionit në La Liga nga 400 mijë, ndërsa për Copa del Rey kanë përfituar secili nga 200 mijë euro.

Kapiteni Carles Puyol dhe e gjithë pjesa tjetër e ekipit është shpërblyer mirë edhe për tre titujt shtesë – Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe së fundi Kampionatin botëror të klubeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›